Dy person janë arrestuar mbrëmë pas mesnatës në Gjilan, të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të planit operacional policor “Goditja”, përcjell Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim, policia ka ndaluar automjetin në të cilin ndodheshin të dyshuari për kontroll, dhe gjatë kontrollit u janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
“Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar).Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”./Arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë