Dy persona janë arrestuar dje në pikë kalimin kufitarë në Merdarë, pasi të njëjtit kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Pikëkalimi kufitar (PKK) Merdare, Podujevë 19.08.2023-14:45. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit në pikën kufitare i kanë kanosur verbalishtë zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...