Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ditë më parë publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri “Albanian”.
Ajo erdhi për herë të dytë në një bashkëpunim me këngëtarin e tallavasë, Muharrem Ahmetin, duke bashkuar forcat për një këngë me motive shqiptare-patriotike.
Pjesë e klipit ishte edhe i dashuri i ri i këngëtares, masazheri afrikan Mickey Neblett.
Me këtë të fundit, Enca duket se është duke e shijuar lidhjen në maksimum.
Ajo publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shihej me të dashurin në një motor-skaf, teksa lundronin së bashku nëpër det.
Duke u shoqëruar nën ritmet e këngës së saj të re, Enca mund të shihet shumë e lumtur teksa herë pas here shkëmben puthje me të dashurin.
“Më të mirë se ne s’ka”, shkroi Enca në mbishkrimin e saj video, në të cilën në një moment shihet teksa bashkë me Mickeyn e bëjnë simbolin e shqiponjës me duar. /Telegrafi/

Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...