Ledri Vula ka publikuar së fundmi një tjetër këngë në YouTube nga albumi i ri “1 Goat për ty”.
Bëhet fjalë për projektin “2 Passaporta”, në të cilin ka bashkëpunuar me MC Kreshën dhe Vig Poppën.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ku Vigan Boletini (emri i vërtetë) mori vëmendje pasi nuk e shfaq fytyrën.Producimi u bë nga Adea Kelmendi në drejtimin e Besian Durmishit.
Muzika ndërkohë i është besuar producentit të njohur, Rzon dhe videoja u realizua nga Supercut Studio.
Ky duet tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Veç kësaj, Vula gjatë këtyre ditëve solli edhe disa këngë të tjera me klip nga ky album. /Telegrafi/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...