Deri në shtatë orë e gjysmë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, këtë të enjte.
Kështu bëhet e ditur nga përditësimi i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Arbresh.info.
Sipas kësaj Qendre, radhët për të dalë nga kjo pikë kufitare, janë tre kilometra të gjata.
Pritje ka edhe në pikat kufitare, Muçibabë e Dheu i Bardhë.
Ato zgjasin rreth një orë e gjysmë derisa kolonat e veturave shkojnë nga 600-700 metra.
Ndërkaq pritjet në Jarinjë kalojnë gjysmë orëshin, derisa kolona veturave është e gjatë 300 metra.
Në Mutivodë pritjet janë rreth 15 minuta, derisa radhë të veturave nuk ka.
Kujtojmë që Policia e Kosovës në një njoftim të para dy ditëve, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufiare me Serbinë për shkak të fluksit të madh në pikën kufitae në Merdarë.
Pikat e tjera të cilat mund të shfytëzohen, sipas Policisë janë: PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve./Arbresh.info

Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë