Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer.
Osmani e uroi ambasadorin e ri për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej, përcjell Arbresh.info.
Sipas Presidentes Osmani, Austria mbetet aleate e rëndësishme, e cila e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme të shtetndërtimit.
“Presidentja Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në takim me ambasadorin Schnetzer, Osmani ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm./Arbresh.info
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë