14 persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në rrugën Prishtinë-Gjilan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë katër vetura.
Pas pranimit të tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
“Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...