Një kopje e Kuranit është përdhosur në kryeqytetin suedez pasi dy burra shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe dogjën disa nga faqet përpara parlamentit në mes të një pranie të madhe policie.
Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës.
Megjithatë, dyshja u përballën me reagimin e një grupi aktivistësh suedezë, të cilët u kërkuan të ndalonin aktin provokues.
Policia, duke mbrojtur sulmuesit, arrestoi një nga aktivistët, i cili lëvizi për të penguar sulmin, raporton aljazeera.
Momika, i cili dëshiron që feja islame të ndalohet në Suedi, tha se do të vazhdojë veprimet derisa të ndodhë kjo.
Ndryshe, Momika edhe më parë ka djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkonte me ditën e parë të Kurban Bajramit, festës së myslimanëve./Telegrafi
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje