Kryeministri Albin Kurti, bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, mirëpritën zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, që po shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe këshilltari i Presidentit Erdogan, Sabri Demiri.
Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimin me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm.
Krahas tyre, kryeministri Kurti njoftoi delegacionin turk, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Bozay edhe për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën në katër komunat në veri./Arbresh.info/
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...
Mateo vjen në studion e Big Brother VIP, finalisti shkëmben ...