Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një perosn të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Policisë, personi dyshohet se dje, ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
“VRASJE NË TENTATIVË Podujevë, 13.08.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar./Arbresh.info
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...