Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj dite me pamje mbresëlënëse të kripores së Vlorës.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një video të kripores e cila ndodhet në Shqipëri, duke theksuar se këto pamje magjike janë pjesë e peizazhit natyror Pishë Poro-Nartë.
“MIRËMËNGJES dhe me imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë, që merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar i pari i qeverisë shqiptare./Arbresh.info
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...