Kosova sot (e shtunë) përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.
Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët kanë tri fitore, kurse dardanët dy fitore e një humbje. Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.
Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.
32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.
Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet më 5 gusht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...