Brazili u “turpërua” nga Jamaica duke u eleminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës për femra.
Një barazim pa gola ishte e mjaftueshme që Jamaica të kaloj në raundin tjetër, transmeton Arbresh.info.
Duke pasur nevojë për një fitore për t’u kualifikuar, Brazili kishte zotërimin e topit në pjesën e parë, por luftoi për të krijuar raste.
Mundësin më të mirë e pati Ary Borges që nga tetë metra nuk arriti ta gjej kuadratin e portës.
Kampionët e Amerikës së Jugut dolën me më shumë urgjencë në pjesën e dytë, por nuk arritën të tundin rrjetën.
Jamaicas i duhej vetëm një barazim për të arritur për herë të parë në 16-shen e fundit dhe e arritën atë, ndërsa Brazili do të përballet me pyetje serioze, serioze pas një eliminimi të “paimagjinueshëm”./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...