Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
“E kam shijuar kohën e kaluar në Kosovë. Kosova do të ruajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time për shkak të ngrohtësisë dhe mikpritjes së njerëzve”, kështu u shpreh ambasadori Weidinger në hyrje të takimit.
Vizitat e nivelit të lartë në mes dy vendeve tona si dhe rritja e bashkëpunimit ka prodhuar rritje të interesit austriak për të investuar në Kosovë.
‘’Si definicion, rinia është e ardhmja e të gjitha shteteve. Me një rini kaq aktive dhe të arsimuar, unë nuk kam asnjë dyshim që Kosova do të zhvillohet në mënyrë dinamike”, tha ambasadori Weidinger.
Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi mesazhin e ambasadorit duke shtuar se “Rinia në Kosovë është e ardhmja dhe e tashmja e vendit.” Ai shtoi se Kosova po rritet e zhvillohet, përtej barrierave dhe pengesave me të cilat po përballet.
“Vendi ynë po e forcon demokracinë dhe politikat e saj anti-korrupsion, duke u fokusuar në sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen. Benefitet e rritjes dhe zhvillimit të vendit duhet të ndahen proporcionalisht tek qytetarët tanë dhe të ulim pabarazitë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Në përfundim, ai e vlerësoi dhe rolin e Austrisë, si një urë lidhëse mes Kosovës dhe BE-së, në rrugëtimin tonë evropian./Arbersh.info/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira