Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosvoës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht.
Sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së dhe ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët.
Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”.
Nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit. /Arbresh.info/
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë