Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar personin e kërkuar për blerje shpërndarje dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i personit të kërkuar, L.O i moshës 37 vjeçar është kryer me urdhëresë të gjykatës me dënim burgimi prej gjashtë muajve, shkruan Arbresh.info.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve”, thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Arbresh.info/
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...
Kurti ngushëllon familjen Dauti në Prekaz, pas gjetjes së es...
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...