Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili kishte kanosur deputetin e Kuvendit të Kosovës në Facebook, Avdullah Hoti.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes’, bënë të ditur prokuroria.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...