KCSF përmes një komunikate për media,njofton se qytetarët dhe kompanitë në Kosovë dhuruan mbi 3.45 milionë euro për çështje të së mirës publike gjatë vitit 2022.
Sipas KCSF-së raporti mbi gjendjen e filantropisë në vend, “Kosova dhuron 2022”, i publikuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA), tregon se shuma e lartpërmendur u regjistrua përmes 920 akteve të dhurimit për bamirësi dhe përkrahje tjera, e që përfaqëson një rritje vjetore prej 33% krahasuar me vlerën e donacioneve të regjistruara në vitin 2021.
“Raporti thekson se fokusi kryesor i këtyre dhurimeve ishte në mbështetje të nismave që kanë për qëllim zbutjen e varfërisë, duke përfaqësuar 55.9% të të gjitha donacioneve. Fushat e tjera kryesore të fokusit për përpjekjet filantropike gjatë vitit 2022 përfshinin kujdesin shëndetësor (10.5% ), mbështetjen e grupeve të margjinalizuara (9.2%) dhe arsimin (8.5%)”, thuhet në komunikatë.
Tutje sqarohet se sa i përket llojit të donatorit, të gjeturat e raportit tregojnë se 63.3% e rasteve të dhurimeve të regjistruara në vitin 2022 ishin donacione të bëra nga individë, përderisa 20.2% ishin donacione të bëra nga sektori i korporatave. Donacionet e ardhura nga diaspora arritën në 18.3% të të gjitha donacioneve. Ndërsa, organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) u identifikuan si përfituesit më të shpeshtë të donacioneve, duke pranuar 53.6% të totalit.
“Gjeografikisht, pjesa më e madhe e rasteve të dhurimit (35%) u drejtua në rajonin e Prizrenit, që paraqet ndryshim me trendin e viteve të kaluara ku Prishtina ishte rajoni më i mbështetur. Mitrovica ishte rajoni i dytë më i përkrahur (25.4%), pasuar nga Prishtina (20.7%)”.
Raporti “Kosova dhuron 2022” është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Programi për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me misionin e USAID në Kosovë./Arbresh.info/
Për më shumë kliko këtu


Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë