Janë bllokuar 30 mjete lundruese nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë për shkelje të ndryshme të rregullave, ku drejtuesit e tyre u ndëshkuan edhe me gjoba që varjojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.
Mjetet e bllokuara janë 12 jet ski, 13 gomone dhe 5 skafe.
Në Radhimë, Ksamil, Borsh, Lukovë dhe në Vlorë janë bllokuar 12 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masat 100 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 2 drejtues u ndëshkuan me nga 100 mijë lekë, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar, ndërsa 9 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me nga 10 mijë lekë për mungesë dokumentacioni.
Në Sarandë, Borsh, Jalë, Himarë, Radhimë, në gjirin e Vlorës dhe plazhin e vjetër Vlorë janë bllokuar 13 mjete lundruese gomone. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masat 100 mijë lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, për mungesë dokumentacioni dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 9 drejtues u ndëshkuan secili me nga 10 mijë lekë, për mungesë dokumentacioni, ndërsa drejtuesi tjetër u ndëshkua më 30 mijë lekë, për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord;
Në Radhimë, Dhërmi, në shpellën e Lukovës dhe në Vlorë u bllokuan 5 mjete lundruese skafe. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masën 100 mijë lekë, për lundrim në zona të ndaluara, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan me 10 mijë lekë, për mungesë dokumentacioni./tch
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...
Ludo i thotë Albës: Limi më ka thënë e dua…
Lëndohen katër persona në Bogë të Rugovës, motorri i borës u...
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...