Romelu Lukaku ka mbetur i vetëm në kryqëzim.
U duk se belgu ishte pranë transferimit te Juventus, madje për t’u bashkuar me bardhezinjtë tradhtoi edhe Interin duke harruar deklaratat e dashurisë për klubin zikaltër.
Para disa ditëve, sulmuesi nuk i përgjigjej në telefon miqve të tij te Inter, por tashmë që Juventus e ka zbehur interesin për Lukakun, 30-vjeçari po provon të afrohet me zikaltërit.
Por, këtë herë ata që nuk përgjigjen në telefon janë njerëzit e Inter, presidenti Zhang, por edhe ish-shokët e Lukakut janë kundër rikthimit të sulmuesit. Madje, ai që udhëheq dhomat e zhveshjes kundër rikthimit të belgut është Lautaro Martinez.
Argjentinasi ishte një mik i ngushtë i Lukakut, por tashmë situata është përmbysur dhe Lautaro është zhgënjyer tejmase nga sjellja e belgut, aq sa nuk ka më vend për një pajtim. Lukaku dhe Inter nuk mund të bashkohen sërish, e duket se e vetmja paqe për lojtarin është një transferim në Arabinë Saudite./lajminet
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë