Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.
Mehaj shkruan se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.
Shkrimi i plotë i Mehajt:
Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin ” Ranger Course” në SHBA
Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.
Kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.
Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.
Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...