Pas një sezoni të gjatë dhe me shumë zhvillime politike që kanë përfshirë edhe parlamentin, sot do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion.
Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa pritet të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita.
Në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme si ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e mjekësisë të cilët kanë nisur një protestë në dyert e ambienteve të parlamentit, raporton Euronews.
Me pankarta në duar studentët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për t’i detyruar të punojnë për një periudhë 5-vjeçare brenda vendit në mënyrë që të mund të pajisen me diplomën e shkollës së lartë.
“Duart që shërojnë nuk duhet të prangosen”, lexohet në një nga pankartat e studentëve.
Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të marrin pjesë në seancën plenare dhe të dëgjohen në Kuvend.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...