Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve ndaj prokurorit Rasim Maloku, të përdorura nga avokati Besnik Berisha gjatë një interviste gjatë ditës së djeshme.
Në këtë njoftim thuhet se Berisha ka ofenduar rëndë dhe me një gjuhë shumë të ulët prokurorin e çështjes, Rasim Maloku, për shkak se i njëjti e ka arrestuar një ditë më herët të njëjtin në bazë të autorizimeve dhe detyrave që ia lejon Ligji dhe Kushtetuta e vendit.
Me këtë rast, Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër qasjen dhe veprimet e avokatit Besnik Berisha, duke shpërndarë gjuhën e urrejtjes, ofendimeve dhe kërcënimit ndaj prokurorit Maloku, në kundërshtim me parimet e përcaktuara, me ç ‘rast standardet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe me praktikat ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë, ndalojnë qasjen ku avokatët, prokurorët apo gjykatësit, i trajtojnë çështjet penale publikisht nëpër media, duke ofenduar dhe përhapur të pavërteta.
“Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe e dënueshme në një shoqëri moderne dhe demokratike”, thuhet në njoftim.
Tutje, Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.
“Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial. Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve fton Prokurorinë Themelore në Prishtinë të analizoj gjuhën e ultë të urrejtjes, ofenduese dhe kërcënuese të avokatit Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas elim...
FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vi...
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...