Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re.
Artisti nga Prishtina njoftoi fansat se një këngë e re nga ai pritet të publikohet përgjatë kësaj jave.
Trim Ademi (emri i plotë) ka shpërndarë disa foto të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, ndërsa zbuloi se projekti i ri publikohet të mërkurën, më 19 korrik.
“Malli m’ka marr”, e mërkurë, ora 17:00, mezi po pres me e lansuar”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazheve.
Kujtojmë që kënga e fundit e Capital T është bashkëpunimi me këngëtaren Samanta Karavella “Jena 2”.
Përveç kësaj, reperi mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë