Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin dhe ka vendosur një rekord të ri botëror për fitimet më të larta vjetore të një sportisti.
Ronaldo ka kryesuar listën e Forbes të sportistëve më të paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017 dhe ka fituar një Rekord Botëror Guinness për fitimet më të larta vjetore të një atleti në vitin 2023, pasi grumbulloi 136 milionë dollarë që nga transferimi i tij në Al.-Nassr.
Messi e fitoi çmimin në vitin 2022, kur fitoi 130 milionë dollarë gjatë gjithë vitit, kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain.
Fitimet e Ronaldos ndahen midis fitimeve në fushë dhe jashtë fushës, transmeton Klankosova.tv.
Reprezentuesi portugez fitoi 46 milion dollarë në të parën dhe 90 milion dollarë në të dytën.
Ai pa pagën e tij pothuajse të dyfishuar kur u transferua në Al-Nassr, por të ardhurat e tij atje janë tejkaluar shumë nga marrëveshja e tij e sponsorizimit me Nike./kk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit