Arsenali pritet të zyrtarizoj transferimin e Declan Rice dhe Jurrien Timber këtë javë.
“The Gunners” do ta fillojnë ndeshjet parasezonale këtë vikend.
Arsenali ka arritur marrëveshje me West Ham për një shumë rekord për klubin prej 105 milionë funte.
Sipas, Sky Sports marrëveshja është përfunduar vetëm po pritet që të finalizohen detajet e fundit.
Nga ana tjetër marrëveshja për Timber nuk është arritur ende, por pritet të kryhet së shpejti.
Mbrojtësi ka përfunduar testet mjekësore me Arsenalin përpara një largimi prej 38 milionë funtesh nga Ajax.
Timber është nënshkruar për të luajtur në krahun e djathtë të skuadrës së Mikel Arteta-s, pavarësisht se kryesisht luan në një rol qendror për Ajax-in.
Arsenali ka filluar të shkarkojë emra në një përpjekje për të rikuperuar fondet me Granit Xhakën që ka përfunduar një lëvizje prej 21.5 milionë funte te Bayer Leverkusen./Arbresh.info/
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital