Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.
Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve. Sipas saj, opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.
“Siç e pat as sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë në mungesë të kuorumit. Sot kemi dy seanca me një varg pikash, ne presim do presim nëse kryetari të thërras seancën e re, për të vazhduar me punën. Ne do të vazhdojmë me punën që na lejon ligji dhe Kushtetuat”.
“Jemi mobiluara për marrë pjesë në seanca, marrëveshjet ndërkombëtare mbetet përgjegjësi e opozitës nëse nuk votojnë. I cilësojmë të papranueshme e të paarsyeshme arsyetimet e tyre, kemi ligje që kanë ardhur e kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Sesioni pranveror vazhdon deri në fund të korrikut”./eo
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...