Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA.
Qeveria e futbollit evropian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të “Fair Play-it Financiar”.
Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës.
Ky vendim me shumë mundësi do të jetë mungesë për një vit në Kupat e Evropës për “Zonjën e Vjetër”.
Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Ligës së Konferencës, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në CAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/2025. /Telegrafi/
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin