Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe me shumë mundësi do të ndahen këtë verë.
Mbappe, i cili ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Real Madridi vitin e kaluar, vendosi të bëjë një kthesë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare me PSG-në.
Francezi aktualisht është i lidhur me gjigantët e Ligue 1 deri në vitin 2024 dhe ka vendosur të mos nënshkruajë një kontratë të re.
PSG dëshiron dëshpërimisht që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re në mënyrë që ata të mos e humbin atë në një transferim të lirë verën e ardhshme, shkruan telegrafi.
Sipas një raportimi të Sky Sports, parisienët i kanë dërguar një letër Mbappes duke e informuar se do ta shesin atë këtë verë nëse ai refuzon të vazhdojë kontratën.
Meqë Mbappe nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re, mundësia është që ai të largohet nga PSG këtë verë.
Pas largimit të Mbappes, klubi do të mendojë zëvendësimin e tij dhe disa emra interesant janë në listë .
#5 Goncalo Ramos (Benfica)

#4 Joao Felix (Atletico Madrid)

#3 Ousmane Dembele (Barcelona)

#2 Victor Osimhen (Napoli)

#1 Harry Kane (Tottenham Hotspur)

Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...