Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të hënën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Edhe të martën do të mbajë mot i ngjashëm, ndërkaq të mërkurën vranësirat pritet të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të krijohen erëra të përcjella me stuhi. Edhe të enjten do të mbajë mot i ngjashëm me të mërkurën.
Moti të premten do të karakterizohet po ashtu me shkarkime rrufesh e erëra të forta.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë