Një shofer i dehur ka pësuar lëndime të lehta në një aksident në Rickenbach në mbrëmjen e të premtes. I është konfiskuar patenta e shoferit.
Aksidenti ka ndodhur në Rickenbach, Kantoni Thurgau. Shoferi po lëvizte në Kirchbergstrasse në drejtim të fshatit Bazenheid pak para orës 23:30, transmeton albinfo.ch. Sipas konstatimeve të policisë së kantonit Thurgau, ai ka humbur kontrollin e automjetit të tij pasi ka dalë nga rrethrrotullimi.
Kjo pastaj ka goditur një barrierë kantieri të ndërtimit dhe më pas është përplasur me murin prej betoni të nënkalimit hekurudhor, shkruan polizeinews.ch.
Shoferi ka pësuar lëndime të lehta dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimi i ambulancës. Dëmi material është rreth 20 mijë franga.
Një test i alkoolit në frymëmarrje ka treguar një vlerë mbi 1 mg/l.
31-vjeçarit kosovar i është konfiskuar patentë shoferi nga Zyra e Qarkullimit Rrugor. Prokuroria ka urdhëruar një analizë gjaku.
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...