Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, do të largohet para kohe nga posti i saj në fund të kësaj vere. Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 Shtatori 2023, ku pritet të marrë një tjetër post të lartë në shërbimin diplomatik.
Prej datës 2 Gusht të vitit 2022, Christiane Hohmann ka qenë në vendin tonë si ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Estoni, në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka mbajtur disa poste të tjera të larta në shërbimin diplomatik.
Largimi i diplomates gjermane e lë bosh postin e ambasadorit të BE në Tiranë. Me shumë gjasa, zëvendësuesi i Hohmann pritet të mësohet në vjeshtë./tvklan/
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...