Abdixhiku i uron besimtarët myslimanë: Ditë reflektimi, ta ndërtojmë një vend e shoqëri solidare

10:06 | 28 Qershor 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë gjithmonë ka qenë e vecantë në familjet tona.

“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se derisa të manifestojmë këtë festë, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm e më të kujdesshëm.

“Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare”.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku./Arbresh.info/