Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.
Në një konferencë për shtyp, Rama ka propozuar që Gjermania dhe Franca duhet të ndërhyjnë për zbatimin e marrëveshjes bazë midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka sqaruar se takimet në Bruksel janë humbje kohe dhe se duhet të bëhet më shumë për tu ulur tensionet.
Rama ka shtuat se “shpërthimi i situatës është me pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë.”
Rama ka hedhur propozimin e një konference normalizimi. Ai ka shkuar më tej duke thënë se të dy liderët duhet të mbyllen në konferencë me ndërmjetësuesit dhe me shtytjen e Gjermanisë dhe Francës dhe të dalin vetëm kur të ketë një marrëveshje.
I vetmi që fiton nga kjo situatë është “ai që rri në bunkerin e tij në Kremlin” duke nënkuptuar Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. /Arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...