Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e profesorit, Shyqri Nimani.
Përmes një postimi në Facbook, Krasniqi ka thënë se Nimani është kontribuues i madh në themelimin dhe zhvillimin e shumë institucioneve të artit në vend.
“Ai ishte pionier i dizajnit grafik në Kosovë, njëri nga themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, si dhe kontribues i madh në themelimin dhe zhvillimin e shumë institucioneve tona të artit”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, i pari i PDK-së u ka shprehu ngushëllime familjrëve, studentëve dhe bashkëpuntorëve të profesor Nimanit.
“Në historinë më të re të shtetit të Kosovës, emri i Shyqri Nimanit do të mbetet përgjithmonë i lartësuar, si mjeshtri që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimani, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të profesorit Nimani. Prehu në paqe, Profesor!”, tha në fund Krasniqi./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...