Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur sot për një takim urgjent në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Me anë të në një postim në Twitter, Borrell thekson se është e nevojshme që situata të shtensionohet menjëherë dhe të ketë zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve.
“I kam thirrur sot presidnetin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell./Arbresh.info/
I have called the leaders of Serbia @predsednikrs & Kosovo @albinkurti to Brussels for urgent meetings to find the way out of the current crisis
We need immediate de-escalation & new elections in the north with participation of Kosovo Serbs. This is paramount for the region & EU
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...