Shtatë persona janë arrestuar sot, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “kontrabandë me emigrantë”.
Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit janë një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar të cilët kanë organizuar kontrabandë me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.
“Mbrëmë, më 19.06.2023, disa nga të dyshuarit të cilët ishin duke u hetuar nga Departamenti i Kufirit, janë përfshirë në një rast në Prishtinë. Pas kësaj, prokurori i PTh-Prizren, në koordinim me gjykatësin e procedurës paraprake, kanë lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit dhe përkthyesit ligjor dhe më pas, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...