Për të përparuar shoqëria në vend, duhet që të përparojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh etninë.
Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti në tryezën e organizuara nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali.
Ai, tha se Qeveria që drejtohet nga vetë ai ka mbështetur komunitetet, me theks të veçantë atë ashkali, raporton Arbresh.info.
“Për të përparuar si shoqëri është i domosdoshëm që përparimi të jetë për çdo qytetarë pa dallim. Qeveria jonë është e angazhuar në këtë drejtim. Në dy vitet e fundi përmes fondeve dhe grandeve Qeveria ka mbështetur gjitha komunitetet. Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus në shkollim dhe punës. Qeveria po punon më minimizimin e atyre që kërkojnë lëmoshë. U kemi krijuar mundësitë që mos të ndalen vetëm në shkollën fillore e të mesme por edhe të vazhdojnë në universitet”, tha Kurti.
Përkundër punës së bërë, kryeministri Kurti theksoi se duhet ende punë.
“Kemi shumë të arritura por na duhen edhe më shumë rezultate. Ato kanë për qëllim që në të ardhmen të jenë edhe më të mëdha. Do të kemi vështirësi e sfida por me qëllimin e mirë dëshirojmë të bëjmë punë të mira dhe përparim për këtë komunitet”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...