Një person është shoqëruar në polici si dhe i është konfiskuar arma e zjarrit pasi dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.
Policia njofton se të dyshuari F.Z., i është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të shmangin një veprim të tillë për arsye të sigurisë se tyre, sigurisë së të tjerëve dhe të i kalojnë ceremonitë festive pa asnjë incident.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK./Arbresh.info/
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...