Nga viti i ardhshëm në Kosovë paketim i ri i cigareve me foto sëmundjesh nga duhani
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Pakot e cigares të cilat nga viti i ardhëm do të ketë fotografi dekurajuese për duhanpirësit dhe për ata që potencialisht mund të bëhen konsumues të duhanit. Në mënyrë që të ngritët vetëdijesimi, ndërgjegjësimi për pasojat e duhanpirës”, ka thënë ai.
Drejtori Ekzekutiv i organizatës KADC, Shkumbin Spahijaj ka thënë se me nënshkrimin e këtij udhëzimi do të ketë më shumë vetëdijesim tek qytetarët, e sidomos tek gjenerata e re.
“Bëhet fjalë për udhëzimin për vërejtjet shëndetësore për paketimit të duhanit. Është një udhëzim administrativ i cili del nga ligji për kontroll të duhanit. Me vendosjen e vërejtjeve shëndetësore në produktet të cilat shiten në Kosovë. Deri më tani kemi pasur vërejtjet shëndetësore vetëm me tekst të cilat janë të vendosura në paketimet e paketave të duhanit. Mirëpo me këtë udhëzim administrativ rregullohen vërejtjet shëndetësore me foto dhe me tekst. Qëllimi i këtij udhëzimi është që të ulë numrin e konsumuesve të duhanit”, tha Spahijaj.
“Target i kemi të rinjtë dhe gratë dhe gratë shtatzëne nëpërmjet fotove dekurajuese në mënyrë që të parandalojmë nismën apo eksperimentimin duhanit nga të rinjtë. Por edhe ata të cilët janë duhanpirës ta ndalin duhanin”, shoi ai.
Spahijaj ka thënë se kjo nismë do të ketë sukses, mirëpo për të arritur qëllimin e plotë sipas tij, duhet që Ministria e Shëndetësisë ta nënshkruaj këtë iniciativë dhe të hy sa më shpejtë në fuqi.
“Do të ketë rezultat, besoj që Ministria e Shëndetësisë do të veprojë shpejtë dhe nuk do ta zvarris më tutje nënshkrimin i këtij udhëzimi administrativ dhe hyrjen në fuqi”, përfundoi ai.
Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, çdo 6.5 sekonda vdes një person si pasojë e konsumimit të duhanit.
Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro.
Ndryshe, Dita Botërore pa Duhan është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të OBSH-së të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...