Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ndryshe deri më tani ka përfunduar dëshminë dëshmitari i shtatë të ZPS-së, në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv.
Trupi Gjykues konstatoi se deklaratat e z. Pallaska për kanalin televiziv të Kosovës, RTK, “ndonëse shpesh të pabazuara dhe të pasakta”, nuk ishin përpjekje për të çorientuar qëllimisht publikun apo për të ndikuar në vendimin e Trupit Gjykues dhe as nuk u nxor informacion konfidencial.
Sa i përket deklaratës së pavërtetë të z. Pallaska se UÇK-ja është në gjykim, Trupi Gjykues bëri me dije se do t’i konsiderojë deklaratat e ardhshme publike të mbrojtësve, kur thonë se UÇK-ja është në gjykim,si deklarata që bëhen me vetëdije në kundërshtim me deklaratat gjyqësore.
Trupi Gjykues gjithashtu udhëzon mbrojtësin kryesor të z. Thaçi të njoftojë për këtë vendim z. Pallaska dhe u kujton bashkëmbrojtësit dhe anëtarëve të tjerë të ekipit detyrimet në bazë të Kodit të Etikës dhe Urdhrit mbi zhvillimin e Gjykimit dhe bën paralajmërime, nëse është e nevojshme./rtk
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit