Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kaluar momente të bukura me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc të Suharekës.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se i pranishëm ishte edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
“Sot pata nderin të kaloj momente të bukura në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc, me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Humanistin Halil Kastrati, kryetarin e Komunës së Tharanda Bali Muharremajn, mikun e vjetër nga Prizreni Irfan Fushen dhe miq të tjerë. U kënaqëm me këshillat e Presidentit Begaj për forcimin e dinjitetit kombëtar dhe të bashkëjetesës në rajon”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...