Hoti: Presidentja po i bëhet krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me ShBA-të

14:40 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për ‘heshtjen’ e saj në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender 23”.

Në Facebook, Hoti ka shkruar se si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës ajo po qëndron krah Qeverisë në shkatërrimin e marrëdhënieve me ShBA-të.

“Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info