Në vendin tonë për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve: Raporti i Tretë për Monitorimin e seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. Në rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022 dhe 21 pika të tjera. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës prezanton rezultatet e hulumtimit lidhur me nivelin e kënaqshmërisë së studentëve me jetesën e tyre në konvikte dhe ushqyerjen në mensë. (Rektorati i UP-së, salla e senatit)
14:00
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Komunës)
17:00
Hapja e ekspozitës së holokaustit me titull “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Marrin pjesë Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë; Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit etj. (Kompleksi “Europa”, Rr. “Marin Barleti”, Prizren
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...