Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Krasniqi tha se me Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
”Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta pres sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi në këtë takim, shprehi qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese.
“Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, tha tutje ai./Arbresh.info/
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje