Një person është gjetur pa shenja jete në një fushë në fshatin Rugovë të Gjakovës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Fsh. Rogovë, Gjakovë 05.06.2023 – 21:25. Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...