Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka uruar “fat” Ukrainës në kundërofensivën e ardhshme kundër forcave ruse.
Presidenti amerikan mirëpriti kryeministren daneze Mette Frederiksen në Zyrën Ovale, ku dhe u pyet nga gazetarët se çfarë shanse për sukses ka kundërsulmi i planifikuar i Ukrainës.
Biden “u përgjigj” pa folur, thjesht ngriti dorën dhe kryqëzoi gishtat.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, njoftoi se vendi i saj kishte nisur një “operacion mbrojtës” që “përfshin veprime kundërofensive”, pa specifikuar nëse ishte kundërofensiva kryesore që Kievi kishte shpallur prej muajsh. /abcnews.al
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut