Policia e Kosovës njofton se kanë sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës.
Siç thuhet në njoftim, dy nga këto armë, personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste, në Mramor, për gjuajtje me armë dhe në Podujevë për tentim vrasje.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)”, thuhet në njofti.
“Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada