Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
50-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje me pistoletë, e cila është gjetur pran trupit të pajetë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Sot me date 04.05.2023 rreth ores 14:25 policia ka marr informten se nje person mashkull ,rreth 50 vjeç ështe gjend pa shenja jete në shtëpin e tij fshatin Vlashnje në Prizren. Dyshohet se I njëjti ka kryer vetvrasje me pistolet e cila është gjet pran trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë egzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistolet me 24 fishek. Pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...