Ferizaj ka rënë nga Superliga e Kosovës, pasi u mposht nga Liria në finalen e barazhit.
Drilon Hodaj ishte heroi i skuadrës nga Prizreni me dy pritje në penallti.
Pasi loja përfundoi pa gola ndeshja shkoi në vazhdime dhe Liria u treguan më të mirë.
Kapiteni i skuadrës nga Prizreni, Robert Gjeraj, ka thënë se për Lirinë është i gatshëm ta jap edhe jetën.
“Është një moment i mirë për klubin. Është një rikthimin aty ku e ka vendin. Neve na takon ta japim maksimumin dhe nëse është nevoja edhe të vdesim në fushë. Jam mësuar me këso lëndime. Për Lirinë ia vlen edhe të vdesësh”, ka thënë Gjeraj për “Art Motion”. Liria siguroi pas penalltive kthimin pas katër vjetësh në Superligën e Kosovës. Në penallti mposhti Ferizajn.
Kështu Liria siguroi pjesëmarrjen në Superligë, pas katër vjetëve./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje